KËRKESË PËR OFERTË – Konsulencë lokale: ekspertizë në forcimin e kapaciteteve të fëmijëve, prindërve dhe mësuesve që punojnë me komunitetin afgan

“Qendrat e Fëmijërisë së Hershme si hapësira kreative dhe të sigurta” është një projekt i zbatuar nga YWCA of Albania me mbështetjen e UNICEF.

Projekti konsiston në krijimin e Qendrës Ditore në Shëngjin, e cila do të frekuentohet nga fëmijët e popullsisë afgane që i përkasin grupmoshës parashkollore. Qendra do të funksionojë si hapësirë e sigurtë dhe edukuese për fëmijët. Filozofia kryesore e qendres është të mësuarit nëpërmjet lojës dhe përdorimi i strategjive jo formale të edukimit. Një sërë shërbimesh, si mbështetje psikologjike, aktivitete në grup, mësim i strukturuar sipas qasjes joformale, ushtrime në natyrë, etj do të ofrohen për të rritur reziliencën e fëmijëve dhe për t’iu siguruar ambiente gjithëpërfshirëse e edukuese.

YWCA po kërkon të zgjerojë databazën e ekspertëve për të punuar me këtë komunitet.  Termat e Referencës mund të gjenden bashkëngjitur. 

Aplikantët e interesuar për të marrë pjesë në këtë thirrje duhet të paraqesin si më poshtë:

  • CV të përditësuar duke dëshmuar eksperiencë pune sipas kërkesave ne Termat e Referencës
  • Dokumentat e rregjistrimit nëse aplikanti është i rregjistruar në institucionet shqiptare. Rregjistrimi nuk është kusht i detyrueshëm dhe YWCA inkurajon ekspertët e parregjistruar për të aplikuar.
  • Tarifën e konsulencës, në shumë totale, në Lekë, me TVSH (kur është e aplikueshme)

Propozimet duhet të dorëzohen brenda datës 4 janar 2024, ora 16:00, në zarfe të mbyllur (në kopje të shtypura), me shënimin “Ekspertizë pranë YWCA” në adresën e mëposhtme:

YWCA of Albania

Rruga “Him Kolli”, Pall. DQ.13, Tirana, Albania

Termat e references, ekspert per realizimin e takimeve me prinderit

Termat e references, edukatore

Termat e references, psikologe

Termat e references, ekspert per realizimin e workshopeve me prinderit

Termat e references, ekspert per trajnimin dhe mentorimin e edukatoreve

Termat e references, ekspert per trajnimin e edukatoreve te qendres ditore

Termat e references, ekspert per shkrimin e historive njerezore

Termat e references, ekspert per hartim dokumentash per femijerine e hershme

Termat e references, ekspert per moderimin e workshopeve

Termat e references, ekspert per hartimin e manualit te prinderimit

Termat e references, ekspert per krijimin dhe aplikimin e materialeve psikologjike