Na Ndiqni:

Ne te gjitha fushat tona te veprimtarise

Per t’ju ardhur ne ndihme grave dhe femijeve

Duke ndihmuar ne nje formim profesional

Sepse kjo eshte ajo qe ne jemi

NDËRHYRJE PËR SJELLJE POZITIVE – UDHËZUES PËR PRINDËRIT DHE NXËNËSIT

Manuali “Ndërhyrjet për Sjellje Pozitive” është hartuar në kuadër të projektit “Shkolla ime është një vend i sigurtë”. Ky është një udhëzues shumë i rëndësishëm që ndihmon në:

  • – Kuptimin e Ndërhyrjeve për Sjellje Pozitive.
  • – Eksplorimin e rëndësisë së NSP në shkollë.
  • – Mënyrën e angazhimit të nxënësve me qëllim rritjen e shfaqjes së sjelljeve pozitive.
  • – Orientimin e prindërve drejt teknikave pozitive të sjelljes.
  • – Ndërgjegjësimin e prindërve për rëndësinë e bashkëpunimit me shkollën.
  • – Përshkrimin e rolit të prindërve në nxitjen e sjelljeve pozitive.
  • – Të kuptuarit e konceptit të disipinës pozitive.

Misioni i YWCA

Misioni kryesor i shoqatës është të kontribuojë për zhvillimin e potencialeve dhe fuqizimin e grave e të vajzave, si dhe rritjen e pjesëmarrjes e tyre aktive në çështjet e rëndësishme për të gjithë shoqërinë, si shëndeti, të drejtat, liritë, barazia gjinore, arsimimi, lidershipi, vullnetarizmi, etj.).

Vizioni i YWCA

Vizioni i shoqatës është krijimi i një shoqërie, ku mbizotëron paqja, drejtësia, liria, dinjiteti njerëzor, shëndeti dhe kujdesi për mjedisin, nëpërmjet lëvizjes, angazhimit aktiv dhe udhëheqjes së grave e të vajzave.

YWCA of Albania

Vlerat

  • – Respekti ndaj vetes dhe të tjerëve
  • – Solidariteti dhe përkrahja
  • – Vullnetarizmi

PRINDËRIMI POZITIV

“Prindërimi pozitiv, si ta aplikoni atë”, Këshilla për prindërit, u realizua

në kuadrin e bashkëpunimit të YWCA of Albania me UNICEF-in. Kjo broshurë prezanton:

– qasjet kryesore të disiplinimit pozitiv

– teknikat e komunikimit dhe ndërveprimit midis prindit dhe fëmijës

– impaktin e prindërimit pozitiv tek zhvillimi i fëmijës