KËRKESË PËR OFERTË PËR RESTORANTE NË ELBASAN

YWCA of Albania shpall thirrjen për oferta për restorantet në qytetin e Elbasanit që ofrojnë shërbimin e drekës dhe pushimin e kafes për pjesëmarrësit në trajnimin e mësueseve të parashkollorit, në kuadër të projektit me titull “Luaj dhe mëso për gjithë jetën”, të financuar nga UNICEF Albania dhe Comodita Home.

Data e ofrimit të shërbimit do të jetë 18-19 Maj 2026.

Ofertat do të pranohen nga data 22.04.2026 deri më datën 05.05.2026 dhe mund të dërgohen me email në adresën [email protected], [email protected] ose pranë zyrave tona.

Faleminderit!