Edukimi dhe arsimi janë misionet kryesore të YWCA of Albania. Ne synojmë krijimin e një komunitetit të ndërgjegjësuar për rëndësinë e edukimit, si dhe rritjen e aksesit tek arsimimi veçanërisht për grupet vulnerable. YWCA vazhdon të promovojë edukimin gjithëpërfshirës, si dhe ka ofruar programe që përdorin teknikat kreative dhe innovative të mësimdhënies.
“Shqipëria lexon”, projekt i mbështetur nga UNICEF, ka pasur në fokus rritjen e ndërgjegjësimit dhe aftësimit të mësuesve të ciklit parashkollor dhe prindërve për rëndësinë e të lexuarit, si strategji e domosdoshme për zhvillimin e fëmijëve. Pjesë e iniciaitivës kanë qenë mbi 1700 mësues në të gjithë Shqipërinë. Gjithashtu, me qindra fëmijë të moshës parashkollore, kryesisht të grupeve vulnerable janë vënë në kontakt me librin. Për herë të parë një bibliotekë lëvizëse (ambulante) ka shkuar në dhjetëra fshatra e qendra të vogla të banuara duke iu mundësuar fëmijëve kontaktin e drejtpërdrejtë me librin në vend, por edhe familjarizimin me të duke e huajtur dhe marrë në shtëpi për disa ditë.
Projekti “Çdo fëmijë rom në kopsht” , një tjetër nismë e zbatuar më mbështetjen e UNICEF-it si dhe në bashkëpunim me organizata të tjera, ka pasur në fokus regjistrimin dhe rritjen e numrit të fëmijëve që ndjekin kopshtin. Puna informuese dhe ndërgjegjësuese me prindërit, si dhe prezantimi i vlerave dhe rëndësisë së arsimit kanë ndihmuar në arritjen e objektivit të frekuentimit dhe regjinistrimit të fëmijëve pranë institucioneve të edukimit.
“Shkolla ime është një vend i sigurt” është zbatuar në 20 shkolla në 4 qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe ka promovuar qasjet bashkëkohore të mësimdhënies.
Projekti është bazuar në aplikimin e ndërhyrjeve për sjelljet pozitive (NSP) si një sistem praktik që sjell rritje të klimës pozitive në shkollë, duke krijuar strategji për sjellje të pranueshme socialisht, si dhe ndërton një sistem ku të mësuarit është më i lehtë, më inkurajues dhe shumë më i suksesshëm. Qasja kryesore e projektit bazohet në zëvendësimin e teknikave ndëshkuese të disiplinimit me metoda të reja pozitive. Kjo iniciativë është përbërë nga tre elementë kryesorë: I sigurt, I respektueshëm dhe I përgjegjshëm (3I). Nëpërmjet përfshijes së nxënësve, prindërve dhe mësuesve, falë projektit është arritur: të zhvillohet një kulturë pozitive në shkolla që promovon mësimdhënien frymëzuese dhe të angazhuar, të ulet përdorimi i formava ndëshkuese të disiplinimit, t`iu jepet mundësi nxënësve të kuptojnë dhe të hartojnë rregulla pozitive, të vendoset bashkëpunim prind-shkollë-komunitet për vazhdimësinë e sjelljeve pozitive dhe janë inkurajuar mësuesit të përdorin teknika pozitive për menaxhimin e klasës dhe shkollës.
Qendra Ditore është krijuar për të mundësuar hapësira të sigurta për fëmijët, për t`iu përgjigjur nevojave të tyre edukative dhe emocionale. Filozofia e Qendrës Ditore është “Të mësuarit përmes lojës”, ku fëmijët mësojnë koncepte të reja në mënyra kreative. Fëmijët janë pjesëmarrës aktivë të procesit të të mësuarit, përmes veprimtarive praktike dhe argëtuese që edukatoret realizojnë bazuar në programin e zhvillimit.
Qendra Ditore iu jep fëmijëve mundësinë që të shprehen; të eksplorojnë gjuhën; të eksplorojnë dhe të shprehin ndjenjat në mënyrë të përshtatshme; të zhvillojnë aftësitë sociale dhe bashkëpunuese, kujdesin, vlerësimin dhe kontrollin; të ushtrojnë zgjedhjet dhe marrjen e vendimeve; të përdorin gjuhën matematikore dhe të zhvillojnë koncepte matematikore; të zhvillojnë një sërë aftësish motorike dhe të eksplorojnë një botë fantazie të krijuar prej të tyre.
Projekti “Fol! Mbro! Beso! Raporto!” zbatuar me mbështetjen e Global Albanians Foundation ka pasur në fokus edukimin dhe rritjen e informimit tek fëmijët, mësuesit dhe prindërit rreth formave të abuzimit seksual, strategjitë e mbrojtjes dhe raportimit. Qëllimi kryesor i iniciativës lidhej me rritjen e ndërgjegjësimit, edukimin e vazhdueshëm dhe parandalimin e abuzimit seksual. Nëpërmjet zhvillimit të workshopeve me nxënës, mësues, prindër dhe stafin psikosocial janë eksploruar një sërë çështjesh sensitive si: abuzimi dhe ngacmimi seksual tek fëmijët, mitet dhe faktet, startegjitë e parandalimit, aftësitë vetëmbrojtëse, nevoja për mbështetje psikologjike dhe ndarja e informacioneve të nevojshme.
“Qendrat e Fëmijërisë së Hershme si hapësira kreative dhe të sigurta” është projekt i zbatuar me mbështetjen e UNICEFIT dhe USAID, me qellim ofrimin e edukimit gjithëpërfshirës për fëmijët e popullsisë afgane që i përkasin grupmoshës 3-6 vjeç.. Filozofia kryesore e qendrave është të mësuarit nëpërmjet lojës dhe përdorimi i strategjive jo formale të edukimit. Një sërë shërbimesh, si mbështetje psikologjike, aktivitete në grup, mësim i strukturuar sipas qasjes joformale, ushtrime në natyre etj ofrohen për të rritur reziliencën e fëmijëve dhe për t`iu siguruar ambiente gjithëpërfshirëse e edukuese.
Përpos fokusit me fëmijët, prindërit janë të përfshirë në projekt, me qëllim trajnimin e tyre dhe diskutimin rreth çështjeve të rëndësishme dhe sensitive, si prindërimi pozitiv, përballja me situatat traumatike, rregullimi emocional dhe lidhja e rëndësishme dhe e shëndetshme prind-fëmijë. Gjithashtu në kuadër të projektit janë realizuar trajnime edhe me mësuesit, për të rritur kapacitetet profesionale gjatë punës me nxënësit që mund të përballen me ngjarje potencialisht stresuese dhe traumatike, nëpërmjet të mësuarit socio-emocional dhe joformal.
Annex 2, Tips to create positive relationships with families
Annex 3, I can be a super friend
Annex 4, Fostering Self-Regulation in Young Children
Annex 5, Children and self esteem
Learning to play; Playing to learn
Parenting and domestic violence