NJOFTIM PËR MEDIATOR RINOR

Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare (YWCA of Albania) shpall thirrjen për aplikime për pozicionin Psikolog/e për Menaxhimin e Rasteve, në kuadër të projektit “Qendra e Aktivizimit të NEET (JAPFP) – Fuqizimi i të Rinjve përmes Rrjetit të Partneriteteve Lokale në Shkodër”, financuar nga UNICEF/EU4Youth.

Projekti synon të mbështesë të rinjtë NEET (Not in Employment, Education or Training), të moshës 15–29 vjeç, duke lehtësuar aksesin e tyre në arsim, formim profesional, punësim dhe shërbime mbështetëse, përmes një qasjeje të integruar të identifikimit, referimit dhe ndjekjes së rasteve.

Mediatori/ja rinor/e do të luajë një rol aktiv në organizimin dhe zhvillimin e aktiviteteve të projektit me të rinjtë, duke mbështetur realizimin e sesioneve informuese, ditëve të hapura, trajnimeve, takimeve dhe aktiviteteve komunitare. 

Termat e Referencës gjenden bashkëngjitur. 

Të interesuarit duhet të dorëzojnë një letër interesi për pozicionin me email: [email protected] / [email protected] ose dorazi pranë zyrave të YWCA, Rr. ‘Him Kolli’ dq. 13, Tiranë, nga data 19.01.2026 deri më datën 30.01.2026.

Faleminderit!

TOR – Mediator Rinor