Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare (YWCA of Albania), në kuadër të projektit “Qendra e Fëmijërisë së Hershme si hapësirë kreative dhe e sigurt“, financuar nga UNICEF, kërkon ekspertë për hartimin e manualit mbi edukimin joformal, për periudhën nëntor 2024.
Projekti konsiston në vazhdimin e ofrimit të shërbimit tek Qendra Ditore në Shëngjin, për fëmijët e moshës parashkollore. Qendra funksionon si hapësirë e sigurtë dhe edukuese për fëmijët.
Termat e Referencës mund të gjenden bashkëngjitur.
Të interesuarit duhet të dorëzojnë shprehjen e interesit me email: [email protected], [email protected] ose dorazi pranë zyrave të YWCA, Rr. ‘Him Kolli’ dq. 13, Tiranë, brenda dt. 11 tetor 2024.