Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare (YWCA of Albania) shpall thirrjen për aplikime për pozicionin Psikolog/e për Menaxhimin e Rasteve, në kuadër të projektit “Qendra e Aktivizimit të NEET (JAPFP) – Fuqizimi i të Rinjve përmes Rrjetit të Partneriteteve Lokale në Shkodër”, financuar nga UNICEF/EU4Youth.
Projekti synon të mbështesë të rinjtë NEET (Not in Employment, Education or Training), të moshës 15–29 vjeç, duke lehtësuar aksesin e tyre në arsim, formim profesional, punësim dhe shërbime mbështetëse, përmes një qasjeje të integruar të identifikimit, referimit dhe ndjekjes së rasteve.
Eksperti/ja i/e profilizimit do të jetë përgjegjëse për zhvillimin e intervistave individuale me përfituesit e referuar nga projekti, realizimin e vlerësimit socio-ekonomik dhe profesional të tyre, identifikimin e nevojave dhe barrierave për përfshirje, si dhe hartimin e Planeve Individuale të Referimit (Individual Referral Plans – IRP), në përputhje me metodologjinë e Garancisë Rinore.
Termat e Referencës gjenden bashkëngjitur.
Të interesuarit duhet të dorëzojnë CV e tyre me email: [email protected] / [email protected] ose dorazi pranë zyrave të YWCA, Rr. ‘Him Kolli’ dq. 13, Tiranë, nga data 09.02.2026 deri më datën 20.02.2026.
Faleminderit!
