NJOFTIM PËR EKSPERT/E PËR SHKRIMIN E HISTORIVE NJERËZORE

Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare (YWCA of Albania) shpall thirrjen për aplikime për pozicionin Ekspert/e për shkrimin e historive njerëzore, në kuadër të projektit “Qendra e Aktivizimit të NEET (JAPFP) – Fuqizimi i të Rinjve përmes Rrjetit të Partneriteteve Lokale në Shkodër”, financuar nga UNICEF/EU4Youth.

Projekti synon të mbështesë të rinjtë NEET (Not in Employment, Education or Training), të moshës 15–29 vjeç, duke lehtësuar aksesin e tyre në arsim, formim profesional, punësim dhe shërbime mbështetëse, përmes një qasjeje të integruar të identifikimit, referimit dhe ndjekjes së rasteve.

Eksperti/ja do të angazhohet në dokumentimin e eksperiencave dhe rrugëtimit të të rinjve NEET të përfshirë në projekt, përmes përgatitjes së historive njerëzore që pasqyrojnë sfidat, aspiratat, mbështetjen e marrë dhe ndryshimet e arritura si rezultat i përfshirjes së tyre në projekt.

Termat e Referencës gjenden bashkëngjitur. 

Të interesuarit duhet të dorëzojnë një letër interesi për pozicionin me email: [email protected] / [email protected] ose dorazi pranë zyrave të YWCA, Rr. ‘Him Kolli’ dq. 13, Tiranë, nga data 02.02.2026 deri më datën 13.02.2026.

Faleminderit!

TOR – Ekspert per shkrimin e historive njerezore