Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare (YWCA of Albania) shpall thirrjen për aplikime për pozicionin Moderator/e për aktivitetet me të rinjtë, në kuadër të projektit “Qendra e Aktivizimit të NEET (JAPFP) – Fuqizimi i të Rinjve përmes Rrjetit të Partneriteteve Lokale në Shkodër”, financuar nga UNICEF/EU4Youth.
Projekti synon të mbështesë të rinjtë NEET (Not in Employment, Education or Training), të moshës 15–29 vjeç, duke lehtësuar aksesin e tyre në arsim, formim profesional, punësim dhe shërbime mbështetëse, përmes një qasjeje të integruar të identifikimit, referimit dhe ndjekjes së rasteve.
Moderatori/ja do të mbështesë zhvillimin e aktiviteteve komunitare të projektit, duke lehtësuar komunikimin me të rinjtë dhe promovuar mundësitë që ofron Garancia Rinore. Pozicioni përfshin moderimin e aktiviteteve si Career Days, Pop-up Corners, Info Sessions, aktivitete ndërgjegjësuese, etj. me qëllim informimin, motivimin dhe angazhimin e të rinjve NEET në arsim, formim profesional, punësim dhe vetëpunësim.
Termat e Referencës gjenden bashkëngjitur.
Të interesuarit duhet të dorëzojnë një letër interesi për pozicionin me email: [email protected] / [email protected] ose dorazi pranë zyrave të YWCA, Rr. ‘Him Kolli’ dq. 13, Tiranë, nga data 20.01.2026 deri më datën 29.01.2026.
Faleminderit!
