YWCA of Albania, në kuadër të zbatimit të projektit “Luaj dhe mëso për gjithë jetën”, të financuar nga UNICEF dhe Comodita Home, shpall thirrjen për aplikime për pozicionin Asistent/e Lokal/e në tre bashkitë përfituese të projektit, Tiranë, Elbasan dhe Fier.
Projekti synon të përmirësojë cilësinë e arsimit në fëmijërinë e hershme përmes promovimit të qasjeve bashkëkohore të të nxënit të bazuara në lojë, eksplorim dhe kreativitet. Në kuadër të projektit, edukatoret e institucioneve parashkollore në bashkitë Elbasan, Fier dhe Tiranë do të mbështeten përmes programeve të ngritjes së kapaciteteve mbi qasjen Reggio Emilia, ndërsa kopshtet përfituese do të pajisen me Kit-e të Zhvillimit të Fëmijërisë së Hershme (ECD Kits) dhe materiale didaktike inovative për të krijuar mjedise më gjithëpërfshirëse, stimuluese dhe të orientuara drejt zhvillimit të potencialit të çdo fëmije.
Termat e Referencës për secilin qytet gjenden bashkëngjitur.
Të interesuarit duhet të dorëzojnë CV e tyre me email: [email protected] / [email protected] ose dorazi pranë zyrave të YWCA, Rr. ‘Him Kolli’ dq. 13, Tiranë, brenda dt. 3 prill 2026.
