YWCA of Albania organizoi në datat 10, 11 shkurt 2016, përkatësisht në Lezhë dhe Berat workshopin: “Aksesi i fëmijëve rom në shërbimet e fëmijërisë së hershme”. Këto tryeza u zhvilluan në kuadër të vitit të dytë të zbatimit të nismës “Çdo Fëmijë Rom në Kopsht”, mbështetur nga UNICEF. Përfshirja e një grupi të gjerë aktorësh: Institucione lokale, Bashki, DAR, Shërbim Social, OJF, Komunitet etj. solli në fokus të të gjithëve çdo të thotë të sensibilizosh, të ndryshosh dhe të krijosh qasje në një iniciativë me një fokus të rëndësishëm sic është integrimi i fëmijëve rom në kopsht. Rezultatet të perkthyera në aktivitete nxitën debate konstruktive si mund të lehtësojmë sfidat duke krijuar politika lehtësuese dhe mbështetëse që kanë qëndrueshmëri dhe shmangin segregimin.