Në kuadrin e Projektit “Rritja e aksesit ne sherbime shendetsore per vajzat e reja, të financuar prej World YWCA dhe të realizuar nga Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare (YWCA of Albania) në 3 qarqe të Shqipërisë (Kukës, Lezhë, Berat), u ndërmorrën dhe u zhvilluan një varg bisedash me nxënës adoleshentë të shkollave të mesme dhe prindërit e tyre lidhur me cështje të shëndetit seksual dhe riprodhues që kanë të bëjnë posacërisht me këtë grupmoshë.