THIRRJE PËR APLIKIME PËR ASISTENTË OPERATORË LOKALË

YWCA of Albania është duke zbatuar projektin “Bashkitë mbështesin parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore përmes masave të integruara të mbrojtjes sociale“, si pjesë e programit “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria” i cili udhëhiqet nga UNICEF ALBANIA dhe mbështetet nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Objektiv i rëndësishëm i projektit është të forcojë përgjigjet e vazhdueshme dhe të suksesshme ndaj parandalimit të trafikimit njerëzor në Shqipëri dhe reduktimit të shpeshtësisë së tij. Target grupi kryesor i iniciativës janë familjet përfituese të ndihmës ekonomike, me tre ose më shumë fëmijë, në zonat e Bulqizës, Kamzës, Kukësit dhe Pukës. Nëpërmjet aktiviteteve të Ditëve të Hapura dhe takimeve mobilizuese synohet ndarja e informacionit me qëllim parandalimit e trafikimit njerëzor dhe rritja e vigjilencës për prezencën e fenomenit.

Përveç punës me grupet në nevojë, pjesë e iniciativës do të jenë edhe përfaqësuesit e bashkive, Shërbimeve Sociale, Zyrave të Punësimit, Shëndetësisë, Arsimit etj, ku fokusi kryesor është trajnimi i aftësive dhe ngritja e kapaciteteve për të mundësuar riintegrimin e qëndrueshëm të target grupit në risk, ofrimin e informacionit rreth trafikimit njerëzor dhe përdorimi i një qasje bashkëpunuese me familjet me ndihmë ekonomike për të prezantuar shërbimet mbështetëse të ofruara.

Për këtë arsye, YWCA of Albania është duke kërkuar dy asistentë operatorë lokalë, në bashkinë e Pukës dhe Kamzës, që do të mundësojnë realizimin e suksesshëm të kësaj iniciative.

Bashkengjitur keni edhe Termat e Referencës, ku shpjegohet në mënyrë të detajuar qëllimi i shërbimit, përgjegjësitë dhe detyrat kryesore.

YWCA of Albania ju nxit të dërgoni CV tuaj në adresën e emailit [email protected] ose ta dorëzoni pranë ambienteve të zyrës tek Rr. “Him Kolli”, Nd. 13, Tiranë. 

Afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit të kërkuar është data 14.04.2023. Më pas do kontakoheni nga YWCA of Albania për të vazhduar me hapat e mëtejshëm.

TOR, Ass Operator Kamez

TOR, Ass Operator Puke