YWCA of Albania, në bashkëpunim me UNICEF, është angazhuar për implementimin e projektit “Shkolla ime është një vend i sigurtë“.
Projekti ka si qëllim krijimin e një kulture pozitive në shkollë, që do të ndihmojë
në mësimdhënien frymëzuese dhe mësimnxënien angazhuese, duke parandaluar shumicën e
problemeve disiplinore dhe angazhimin në sjellje të pranueshme socialisht. Parimet themelore që do të udhëheqin ndërveprimet në shkollë, shtëpi dhe komunitet, do të bazohen tek formulimet e 3 I-ve (I respektueshëm, I përgjegjshëm dhe I sigurtë).
Projekti do të zhvillohet në shkollat 9- vjeçare të katër qyteteve të Shqipërisë, përkatësisht në Tiranë, Korçë, Berat dhe Lezhë.
YWCA, nëpërmjet trajnimeve të vazhdueshme me qeverinë e nxënësve, sesioneve me bashkëmoshatarët, mbështetjen për krijimin e 3-Ive, dizenjimin e posterave që paraqesin kulturën pozitive në klasë dhe shkollë, si dhe nëpërmjet bashkëpunimit dhe monitorimit të vazhdueshëm, synon fuqizimin e nxënësve dhe anagazhimin e tyre ne sjellje prosociale .
Me qëllim tejçimin e kulturës pozitive nga shkolla në shtëpi dhe më tej në komunitet, në projekt do të përfshihen edhe prindërit. YWCA do të zhvillojë trajnime me prindërit, si dhe hartim të manualeve dhe broshurave, me qëllim ndërgjegjësimin për efektet negative të praktikave dhunshme të disiplinimit dhe nxitjen e ndërveprimit pozitiv, përkujdesës dhe të dashur.
Pjese e projektit, do të jenë edhe mësuesit. Shoqata Kristiane ka si objektiva mentorimin e vazhdueshëm të mësuesëve, nxitjen e rrjetëzimit mes shkollave, me fokus ndarjen e informacionit dhe komunikimin se cilat nga praktikat e disiplinimit janë më të përshtatshme dhe të efektshme. Të gjitha shkollat në projekt do të mbështeten vazhdimisht, si dhe do të krijohen programe të certefikimit, më qëllimin nxitjen , por edhe njohjen e inovacionit, kreativitetit dhe punës së shkollave në kuadër të ndërgjegjësimit për sjelljet pozitive.
YWCA, ka në fokus edhe dhunën me bazë gjinore, qoftë gjate punës me prindërit dhe rolin e tyre të rëndësishëm për identifikimin gjinor, edhe gjate punes per ndërgjegjësimin e shkollave dhe komunitetit se format e dhunës të bazuara në steriotipet gjinore, janë po aq të dëmshme, sa dhuna fizike apo psikologjike.
YWCA është angazhuar në krijimin e një website, dedikuar këtij projekti, ku do të pasqyrohet puna e përbashkët (aktivitete, foto, video), por do të shërbejë edhe si mjet informimi dhe ndërgjegjësimi për të gjithë mësuesit, shkollat, nxënësit dhe prindërit që mbështesin kulturën pozitive. Tema të ndryshme të lidhura me ndërhyrjen , do të zhvillohen në formën e debateve dhe talk-show në media të ndryshme.
YWCA, mbështetur nga UNICEF, gjatë punës së vazhdueshme me nxënës, mësues dhe prindër, synon eleminimin e praktikave të dhunshme të disiplinimit dhe ofrimin e alternativës së anagzhimit në sjellje të pranueshme socialisht. Krijimi i kulturës pozitive, nëpërmejt trajnimeve, diskutimeve me mësues, nxënës, prindër, venia në dispozicion e manualeve dhe broshurave rreth praktikave pozitive, kanë si qëllim krijimin e një mjedisi të sigurtë, të qetë, fryëmëzues, që është i përshtatshëm për zhvillimin socio-emocional dhe nxit arritjet akademike.