Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare (YWCA of Albania), në kuadër të iniciativës “Çdo fëmijë rom në kopsht” mbështetur nga UNICEF Shqipëri, organizoi në datat 28 dhe 29 prill 2015, në Qarqet Durrës dhe Lezhë takime mobilizuese për prioritetet e fëmijëve rom.Synimi i takimeve ishte për të identifikuar dhe adresuar nevojat/problematikat/prioritetet e fëmijëve të komunitetit rom që lidhen ngushtësisht me arsimimin, fëmijërinë e hershme dhe jo vetëm, kjo me qëllim që kurrësesi të moskemi: “diferenca mes politikë-bërjes dhe problemeve reale që ndikojnë në cilësinë e jetës së çdo qytetari veçanërisht të fëmijëve në raport me pushtetin vendor dhe atë qëndror” Pjesëmarrësit në takime ishin kryesisht; prindër të komunitetit rom dhe jo rom të cilët kanë fëmijë në kopsht; drejtorë e mësues të kopshteve, organizata rome dhe jo rome të cilat punojnë me fëmijët e këtij komuniteti, etj.