Njoftim për psikologë pranë Qendrës Ditore në Shëngjin, Lezhë

Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare (YWCA of Albania), në kuadër të projektit “Qendrat e Fëmijërisë së Hershme si hapësira kreative dhe të sigurta“, financuar nga UNICEF, kërkon 2 psikologë në Shëngjin, për periudhën gusht 2022 – janar 2023.

Projekti konsiston në krijimin e qendrave ditore në Durrës dhe Shëngjin, të cilat do të frekuentohen nga fëmijët e popullsisë afgane që i përkasin grupmoshës 3-6 vjeç. Qendrat do të funksionojnë si hapësira të sigurta dhe edukuese për fëmijët. 

Të interesuarit duhet të dorëzojnë CV me email: [email protected], [email protected] ose dorazi pranë zyrave të YWCA, Rr. ‘Him Kolli’ dq. 13, Tiranë, brenda dt. 15 gusht 2022.

Profili

Edukimi, Kualifikimi

  • Diplomë Masteri e lidhur me fushën e psikologjisë
  • Trajnime të vazhdueshme të lidhura me fushën e psikologjisë

Eksperienca të mëparshme

  • Përvoja relevante të mëparshme të ofrimit të mbështetjes psikologjike
  • Eksperienca të mëparshme në OJF

Kërkesat specifike profesionale

  • Aplikues të teknikave psikolgjike
  • Njohës të nevojave zhvillimore të fëmijëve
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi
  • Aftësi për të punuar në grup
  • Aftësi për të qenë fleksibël
  • Aftësi për të punuar dhe respektuar deadline-t
  • Aftësi organizative dhe kreative
  • Aftësi sociale

Përgjegjësitë

  • Personi përgjegjës realizon vlerësimin fillestar të fëmijëve që ndjekin Qendrën Ditore në Shëngjin, me qëllim identifikimin e nevojave
  • Personi përgjegjës harton një plan paraprak ndërhyrje bazuar tek vlerësimi fillestar
  • Personi përgjegjës njeh me detaje projektin, qasjen, objektivat dhe veprimtaritë kryesore
  • Personi përgjegjës krijon një plan të detajuar pune për realizimin e aktiviteteve të
  • Personi përgjegjës realizon aktivitete me bazë psiko-sociale me fëmijët, me qëllim adresimin e nevojave të tyre
  • Përsoni përgjegjës identifikon nevojat e prindërve dhe krijon strategji për t`iu përgjigjur atyre
  • Personi përgjegjës harton dhe planifikon aktivitete me bazë psikosociale me prindërit
  • Personi përgjegjës supervizon edukatoret e Qendrës Ditore, për të adresuar nevojat e tyre
  • Personi përgjegjës ofron mbështetje psikologjike individuale dhe në grup
  • Personi përgjegjës përdor qasje kreative, si terapi arti, terapi loje, ushtrime me bazë muzikën, dramën, luajtjen e roleve etj, per të rritur mirëqenien psikologjike të fëmijëve dhe prindërve
  • Personi përgjegjës dërgon për secilin takim një përmbledhje të detajuar të aktiviteteve të realizuara
  • Personi përgjegjës bashkëpunon në mënyrë aktive me ekipin e YWCA, UNICEF dhe palët e tjera të interesuara.