Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare (YWCA of Albania), në kuadër të projektit “Youth Guarantee – Outreach and Referral to NEET Youth in Shkodra“, financuar nga UNICEF/EU4Youth, kërkon local focal point për zbatimin në terren të projektit në qytetin e Shkodrës, për periudhën janar 2026 – nëntor 2026.
Projekti konsiston në identifikimin, angazhimin, profilizimin, referimin dhe ndjekjen e të rinjve NEET (15-29 vjeç), në përputhje me Garancinë Rinore dhe Planin Kombëtar të Zbatimit të saj.
Termat e Referencës gjenden bashkëngjitur.
Të interesuarit duhet të dorëzojnë CV e tyre me email: [email protected] / [email protected] ose dorazi pranë zyrave të YWCA, Rr. ‘Him Kolli’ dq. 13, Tiranë, brenda dt. 18 dhjetor 2025.
