Njoftim për Koordinator/e Projekti

Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare (YWCA of Albania), në kuadër të projektit “Qendrat e Fëmijërisë së Hershme si hapësira kreative dhe të sigurta“, financuar nga UNICEF, kërkon Koordinator/e projekti, për periudhën shkurt 2022 – janar 2023.

Projekti konsiston në krijimin e qendrave ditore në Durrës dhe Shëngjin, të cilat do të frekuentohen nga fëmijët e popullsisë afgane që i përkasin grupmoshës 3-6 vjeç. Qendrat do të funksionojnë si hapësira të sigurta dhe edukuese për fëmijët. 

Të interesuarit duhet të dorëzojnë CV me email: [email protected][email protected] ose dorazi pranë zyrave të YWCA, Rr. ‘Him Kolli’ dq. 13, Tiranë, brenda dt. 8 shkurt 2022.

Profili

Edukimi, Kualifikimi:

  • Diplomë Masteri e lidhura me shkencat e edukimit, sociale, politike, gazetari, etj.

Eksperienca të mëparshme:

  • Përvoja relevante të mëparshme të koordinimit të projekteve
  • Eksporienca të mëparshme në OJF

Kërkesat specifike profesionale: 

  • Njohës të programit të mbrojtjes së fëmijëve
  • Njohës të nevojave zhvillimore të fëmijëve
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi
  • Aftësi për të punuar në grup
  • Aftësi për të qenë fleksibël
  • Aftësi për të punuar dhe respektuar deadline-t
  • Aftësi organizative dhe kreative
  • Aftësi sociale

Përgjegjësitë:

  • Personi përgjegjës në bashkëpunim me drejtorin ekzekutiv përcaktojnë qëllimet e projektit.
  • Personi përgjegjës njeh me detaje projektin, qasjen, objektivat dhe veprimtaritë kryesore
  • Personi përgjegjës krijon një plan të detajuar pune për realizimin e aktiviteteve të propozuara.
  • Personi përgjegjës menaxhon stafin e përfshirë në projekt.
  • Personi përgjegjës punon me konsulentët e kualifikuar dhe të përzgjedhur për të punuar në projekt sipas nevojave dhe qëllimeve.
  • Personi përgjegjës monitoron në mënyrë të vazhdueshme vijueshmërinë e projektit.
  • Personi përgjegjës harton raporte për organizatën dhe donatorin.
  • Personi përgjegjës identifikon rrisqet potenciale gjatë zbatimit të projektit dhe punon për minimizimin dhe adresimin e tyre.
  • Personi përgjegjës angazhohet dhe punon për përmbushjen e outputeve dhe arritjen e rezultateve.
  • Personi përgjegjës identifikon praktikat pozitive dhe pikat e forta të ndërhyrjes.
  • Të bashkëpunojë me ekipin e YWCA, UNICEF dhe palët e tjera të interesuara.