Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare (YWCA of Albania), në kuadër të projektit “Qendrat e Fëmijërisë së Hershme si hapësira kreative dhe të sigurta“, financuar nga UNICEF, kërkon konsulentë për realizimin e takimeve me prindërit afganë, për periudhën shkurt 2022 – janar 2023.
Projekti konsiston në krijimin e qendrave ditore në Durrës dhe Shëngjin, të cilat do të frekuentohen nga fëmijët e popullsisë afgane që i përkasin grupmoshës 3-6 vjeç. Qendrat do të funksionojnë si hapësira të sigurta dhe edukuese për fëmijët.
Të interesuarit duhet të dorëzojnë CV me email: [email protected], [email protected] ose dorazi pranë zyrave të YWCA, Rr. ‘Him Kolli’ dq. 13, Tiranë, brenda dt. 8 shkurt 2022.
Profili
Edukimi, Kualifikimi
- Diplomë Bachelor e lidhur me shkencat e edukimit, sociale, politike, gazetari etj
- Trajnime te specializura ne fushen e femijerise se hershme
- Ekspertize ne fushen psikologjike dhe zhvillimore te femijerise se hershme
Eksperienca të mëparshme
- Përvoja relevante të mëparshme me punën me fëmijën
Kërkesat specifike profesionale
- Njohës të programit të mbrojtjes së fëmijëve
- Njohës të nevojave zhvillimore të fëmijëve
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi
- Aftësi organizative dhe kreative
- Aftësi sociale
Përgjegjësitë
- Të realizojë takime me prindërit e komunitetit afgan
- Të prezantojë koncepte kyç
- Të mbështesë Klubin e Prindërve dhe të krijojë marrëdhënie pozitive me prindërit afganë
- Të përdorë teknika të disiplinës pozitive
- Të bashkëpunojë me ekipin e YWCA, UNICEF dhe palët e tjera të interesuara