Njoftim për ekspert/e per realizimin e trajnimeve me edukatoret e Qendres Ditore

Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare (YWCA of Albania), në kuadër të projektit “Qendrat e Fëmijërisë së Hershme si hapësira kreative dhe të sigurta“, financuar nga UNICEF, kërkon një ekspert/e për realizimin e trajnimeve me edukatoret e Qendres Ditorepër periudhën shtator 2022 – shkurt 2023. 

Projekti konsiston në krijimin e qendrave ditore në Durrës dhe Shëngjin, të cilat do të frekuentohen nga fëmijët e popullsisë afgane që i përkasin grupmoshës 3-6 vjeç. Qendrat do të funksionojnë si hapësira të sigurta dhe edukuese për fëmijët. 

Të interesuarit duhet të dorëzojnë CV me email: [email protected], [email protected] ose dorazi pranë zyrave të YWCA, Rr. ‘Him Kolli’ dq. 13, Tiranë, brenda dt. 29 gusht 2022.

Profili

Edukimi, Kualifikimi

  • Diplomë Masteri e lidhur me fushën e mësuesisë, psikologjisë dhe shkencave humane
  • Trajnime të vazhdueshme të lidhura me ciklin parashkollor dhe strategjitë e edukimit.

Eksperienca të mëparshme

  • Përvoja relevante të mëparshme të realizimit te trajnimeve te edukatoreve
  • Eksperienca të mëparshme në OJF

Kërkesat specifike profesionale

  • Njohës të nevojave te edukatoreve
  • Njohes te qasjes zhvillimore të fëmijëve
  • Njohes te metodave inovative te mesimdhenies
  • Njohes te qasjes joformale te edukimit
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi
  • Aftësi për të punuar në grup
  • Aftësi për të qenë fleksibël
  • Aftësi për të punuar dhe respektuar deadline-t
  • Aftësi organizative dhe kreative
  • Aftësi sociale