Njoftim për edukatore pranë Qendrës Ditore të YWCA në Shëngjin

Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare (YWCA of Albania), në kuadër të projektit “Qendrat e Fëmijërisë së Hershme si hapësira kreative dhe të sigurta“, mbështetur nga UNICEF, kërkon Edukatore në Shëngjin, për periudhën shtator 2023 – dhjetor 2023.

Të interesuarit duhet të dorëzojnë CV me email: [email protected], [email protected] ose dorazi pranë zyrave të YWCA, Rr. ‘Him Kolli’ dq. 13, Tiranë, brenda dt. 04.09.2023.

Profili

Edukimi, Kualifikimi

  • Diplomë Bachelor e lidhur me shkencat e edukimit, sociale, politike, gazetari, etj
  • Trajnime të specializura në fushën e fëmijerisë së hershme
  • Ekspertizë në fushën psikologjike dhe zhvillimore të fëmijërisë së hershme

Eksperienca të mëparshme

  • Përvoja relevante të mëparshme me punën me fëmijën

Kërkesat specifike profesionale

  • Njohës të programit të mbrojtjes së fëmijëve
  • Njohës të nevojave zhvillimore të fëmijëve
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi
  • Aftësi organizative dhe kreative
  • Aftësi sociale

Përgjegjësitë:

  • Të punojë me fëmijët afganë pranë Qendrës Ditore të krijuar në kuadër të projektit
  • Të kujdeset për nevojat e fëmijëve dhe zhvillimin e tyre
  • Të përdorë qasjet socio-emocionale si bazë për të mësuarin
  • Të përdorë kurrikulat e përshtatshme dhe metodat joformale të edukimit
  • Të monitorojë disiplinën dhe sjelljen e fëmijëve
  • Të angazhojë fëmijët në procesin mësimor
  • Të supervizojë frekuentimin e fëmijëve pranë Qendrës Ditore
  • Të organizojë aktivitete argëtuese dhe edukative
  • Të mbështesë Klubin e Prindërve dhe të krijojë marrëdhënie pozitive me prindërit afganë
  • Të përdorë teknika të disiplinës pozitive
  • Të bashkëpunojë me ekipin e YWCA, UNICEF dhe palët e tjera të interesuara