Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare (YWCA of Albania) nëpërmjet ndihmës financiare të Kompanisë “Philip Morris” Albania sh.p.k (anëtar i grupit Philip Morris International (PMI), kontribuoi në lehtësimin e pasojave të ardhura nga përmbytjet në Qarkun e Fierit, përmes shpërndarjes së një sasie prej rreth 679 krerësh gjedh të imët (500 qingja dhe 179 dele) tek 20 fermerë të 4 Komunave: Levan, Dermenas, Frakull,Topoje, në vlerën prej $ 80,000.
Ky kontribut vjen si rezultat i një procesi që ka nisur prej dy muajsh nga YWCA në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Shërbimin Social Shtetëror dhe Ministrinë e Bujqësisë, me qëllim adresimin e duhur të nevojave të banorëve të prekur nga përmbytjet e 2 shkurt, 2015. Procesi i shpërndarjes u krye në Levan ditën e mërkurë, dt 22 prill 2015, në orën 12.00.