Në vazhdimësi të aktiviteteve në kuadër të projektit “ Çdo fëmijë rom në kopsht” YWCA of Albania po zhvillon një sërë takimesh të quajtura “Klubi i prindërve”. Synimi i këtyre aktiviteteve ka të bëjë me ndërgjegjësimin e prindërve rom për rëndësinë e arsimimit të fëmijëve te tyre, sidomos për arsimin parashkollor. Gjithashtu, u evidentuan shqetësimet dhe problemet që ka ky komunitet dhe u diskutua mbi mundësitë për zgjidhjen e tyre për të qënë të gatshëm të rregjistrojnë fëmijët e tyre për vitin e ri akademik në kopsht. Këto aktivitete po kryhen në 4 Qarqe që mbulon YWCA; në Berat, Durrës (përfshirë Fushë-Krujën), Lezhë dhe Shkodër.