YWCA of Albania shpall thirrjen për oferta për restorantet në qytetin e Kukësit, Pukës, Bulqizës dhe Kamzës që ofrojnë shërbimin e drekës për pjesëmarrësit në ciklin e parë të trajnimeve me stafin e bashkive, në kuadër të projektit të financuar nga UNICEF, me titull “Bashkitë mbështesin parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore përmes masave të integruara të mbrojtjes sociale”.
Ofertat do të pranohen nga data 07.08.2023 deri më datën 18.08.2023 dhe mund të dërgohen me email në adresën [email protected], [email protected] ose pranë zyrave tona.
Faleminderit!