Forumi i Kandidatëve për Bashkinë e Urës Vajgurore

YWCA of Albania organizoi forumin e kandidatëve për kryetar bashkie në Urën Vajgurore. Në këtë forum mori pjesë kandidatja e Partisë Socialiste Znj. Juliana Memaj, e cila iu përgjigj pyetjeve specifike për çështjet e grave dhe fëmijëve.  Znj. Memaj shpalosi programin e saj dhe prioritetet lidhur me çështjet e gruas dhe të fuqizimit të saj në aspekte të ndryshme, arsimimin e fëmijëve etj., Ky forum u realizua si pjesë e projektit të mbështetur nga Komisioni për Demokraci i Ambasadës së SHBA në Tiranë.