Për të nëntin vit radhazi, YWCA of Albania në bashkëpunim me një numër partnerësh tradicionalë, si Zyra e Marrëdhënieve për Publikun të Ambasadës Amerikane në Tiranë, Bashkia e Lezhës, Spitali Hygeia, Grupi Topmedia, ABI Bank, Kompaninë Farmaceutike Hoffman la- Roche, Kompaninë Farmaceutike Mylan, Haussbrant, dhe Liqui Moly, zhvilloi sot fushatën për informimin dhe ndërgjegjësimin e grave e të vajzave për parandalimin e kancerit të gjirit.
Këtë vit Ecja u be për herë të parë në qytetin e Lezhës, nën moton: Bashkë kundër kancerit të gjirit – Burrat mbështesin fushatën rozë.
YWCA dëshiron të falenderojë të gjithë pjesëmarresit dhe partneret, e vecanërisht Bashkinë e Lezhës, për bashkepunimin ne organizimin fantastik të eventit.