Shpallje per Team Leader / Asistent ne Qarqet Durres, Shkoder, Berat, Lezhe per programin “Çdo femije rom ne kopsht”

Shpallje per Team Leader / Asistent ne Qarqet Durres, Shkoder, Berat, Lezhe per programin “Çdo femije rom ne kopsht”
Pershkrimi: Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare (YWCA of Albania), ne kuader te projektit “Çdo femije rom ne kopsht”, mbeshtetur nga UNICEF dhe MAS, shpall njoftimin per Team Leader / Asistent ne Qarqet Durres, Shkoder, Berat, Lezhe.
Detyrat
– Nderton dhe mban marredhenie pune me zyrtaret e Bashkive perkatese, institucionet arsimore, organizatat dhe mediat lokale;
– Nderton dhe mban marredhenie te rregullta me komunitetin rom ne Durres
– Identifikon nevojat, problemet dhe prioritetet e komunitetit rom dhe i transmenton ato te drejtuesi i projektit
– Koordinon aktivitete lokale me institucionet-takime pune, seminare, trajnime etj.
– Miremban dhe perditeson databazen e kontakteve dhe informon stafin per cdo ndryshim
– Informon ekipin mbi aktivitetet lokale dhe identifikon mundesi bashkepunimi me aktore lokale etj;
– Zbaton planin e punes dhe te aktiviteteve te programit dhe cdo detyre tjeter te ngarkuar nga YWCA
– Raportim i progresit, nevojave dhe rezultateve prane drejtorit te projektit.

Kualifikime /Kerkesa
-Arsim i larte ne Shkencat Sociale si Pune Sociale, Shkenca Politike, Administrim Publik etj.
-Njohuri te mira mbi funksionimin e administrates publike dhe institucioneve lokale.
-Njohuri dhe eksperience ne fushat e te drejtave te njeriut ne pergjithesi.
-Eksperience mbi 2 vjet ne pozicione menaxheriale dhe koordinuese ne organizata te shoqerise civile ose institucione publike.
-Aftesi te mira te komunikimit dhe te shkruarit.
-Njohuri shume te mira te gjuhes angleze ne te folur dhe ne te shkruar;

Kontakt:
Te interesuarit mund te dergojne aplikimin e tyre ne adresen e emailit: [email protected] brenda dates 15 nentor 2013.
Ne aplikim te bashkangjitet nje CV shqip ose anglisht e perditesuar rrishtaz dhe nje leter motivimi. Aplikimet qe nuk i permbushin keto kritere do te refuzohen.