Në qytetin e Shkodrës, YWCA po zhvillon disa kurse profesionale për Bebisiter, të mbeshtetura nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Pjesëmarrëset janë gra dhe vajza të cilat përfitojnë profesionin e Bebisiterit. Gjatë kursit të parë të zhvilluar këtë javë në ambientet e Shërbimit Social Shtetëror Shkodër, Znj. Valbona Tula, Drejtoreshë e këtij institucioni përshendeti pjesëmarrëset dhe i njoftoi për mundësi punësimi në qendrën “Shtëpi familje” e cila do të hapet së shpejti për fëmijë të braktisur dhe me probleme në familje.