Universiteti Epoka organizon eventin e parë në Shqipëri që mbështet zhvillimin e softwareve për të forcuar përgjegjësitë sociale midis studentëve dhe jo vetëm. Ky event u krijua për të gjitha Organizatat Jofitimprurëse, shkollat dhe institucionet qeveritare që kanë nevojë për software. Pjesë e këtij eventi është dhe YWCA of Albania e cila nëpërmjet prezantimit të saj njohu studentët e këtij eventi me problematikat që kërkojnë zgjidhje me anë të një software.
YWCA falenderon organizatorët dhe studentët e Universitetit Epoka për ndihmesën dhe bashkëpunimin.