KËRKESË PËR OFERTË PËR RESTORANTE NË FIER

YWCA of Albania shpall thirrjen për oferta për restorantet në qytetin e Fierit që ofrojnë shërbimin e drekës për pjesëmarrësit në trajnimin e mësueseve të parashkollorit, në kuadër të projektit me titull “Luaj dhe mëso për gjithë jetën”, të financuar nga UNICEF Albania dhe Comodita Home.

Data e ofrimit të shërbimit do të jetë 1-2 Korrik 2026.

Ofertat do të pranohen nga data 04.06.2026 deri më datën 18.06.2026 dhe mund të dërgohen me email në adresën [email protected], [email protected] ose pranë zyrave tona, Rr. ‘Him Kolli’ dq. 13, Tiranë.

Faleminderit!