KËRKOJMË INDIVIDË / STUDIO QË OFROJNË SHËRBIME AUDIO-VIZUALE

YWCA of Albania, në kuadër të projektit “Empower Her: Vajzat e reja udhëheqin për veprim klimatik për një të ardhme të qëndrueshme”, i cili synon fuqizimin e vajzave të reja dhe angazhimin e tyre në çështjet e klimës dhe zhvillimit të qëndrueshëm, shpall thirrjen për bashkëpunim me individë apo studio që ofrojnë shërbime të prodhimit të videove. 

Bashkëngjitur do të gjeni Termat e Referencës, ku shpjegohet në mënyrë të detajuar qëllimi i shërbimit, pritshmëritë dhe detyrat kryesore.

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë ofertën e tyre nga data 05.02.2025 deri në datën 20.02.2025, pranë zyrave tona ose në email-in [email protected] / [email protected]

TERMAT E REFERENCËS PËR VIDEON