Workshop rajonal në Qarqet Shkodër dhe Durrës

Në kuadër të vitit të dytë të zbatimit të nismës “Çdo Fëmijë Rom në Kopsht”, YWCA of Albania organizoi në datat 16 dhe 18 shkurt 2016, në Durrës dhe Shkodër, workshopin: “Aksesi i fëmijëve rom në shërbimet e fëmijërisë së hershme”. Qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i aleancave me vendimmarrësit lokalë (këshillat e qarqeve, njësitë vendore etj), përfaqësuesit e komuniteteve Rome dhe institucioneve për të drejtat e fëmijëve me fokus rritjen e rolit dhe përpjekjeve të tyre për përfshirjen e fëmijëve të komunitetit Rom në fazat e arsimimit të hershëm. Bazuar në bashkëpunimin e vazhdueshëm me institucionet lokale dhe qendrore si dhe partnerët tanë, ky takim synoi të mbledhë bashkë ofruesit e shërbimeve dhe komunitetin Rom (drejtor kopshtesh, mësuese parashkollore, drejtor të zyrave të gjendjes civile, drejtor të qendrave shëndetësore, drejtor të drejtorive arsimore rajonale, përfaqësues të Bashkisë, drejtorë dhe punonjës socialë të NjDF dhe NjMF-ve) për të diskutuar mbi sfidat e hasura në dy vitet e iniciativës “Çdo Fëmijë Rom në Kopsht” si dhe të hedhi dritë mbi rezultatet e arritura duke dhënë disa modele pozitive integrimi që kanë ndikuar në uljen e përjashtimit social të fëmijëve rom si dhe rritjen e frekuentimit të arsimit parashkollor nga komuniteti rom, zgjidhjet si edhe për të krijuar një axhendë të përbashkët lidhur më këto problematika.