YWCA of Albania në kuadër të projektit “Çdo fëmijë Rom në kopsht” organizoi në datat 17-18 nëntor 2015, workshopin: “Roli dhe mënyra e punës së lehtësuesit në punën me familjet rome për çështjet e fëmijërisë së hershme” me pjesemarrjen e 3 organizatave, YWCA, Obf dhe CRCA. Ekspertët tanë shpalosën tematika mjaft të vlefshme për punën e përditshme me fëmijët në komunitet.