Trajnimet për Bebisiter

Në dt. 8 prill, në ambientet e Qarkut të Shkodrës u zhvillua ceremonia e ndarjes së çertifikatave të trajnimeve për bebisiter, të organizuar nga YWCA me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokracinë të Ambasadës Amerikane. Këto kurse u kryen në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Shërbimit Social, Shkodër.