THIRRJE PËR APLIKIME PËR OPERATORË DHE ASISTENTË OPERATORË LOKALË PRANË YWCA OF ALBANIA

YWCA of Albania me mbështetjen e UNICEF, do të zbatojë projektin “Mbështesim komunitetin dhe shërbimet sociale për të parandaluar trafikimin njerëzor” në bashkinë e Vaut të Dejës, Peshkopisë dhe Shkodrës, përgjatë muajve tetor 2021-prill 2022.

Objektiv i rëndësishëm i projektit është të forcojë përgjigjet e vazhdueshme dhe të suksesshme ndaj parandalimit të trafikimit njerëzor në Shqipëri dhe reduktimit të shpeshtësisë së tij. Target grupi kryesor i iniciativës janë familjet përfituese të ndihmës ekonomike, me tre ose më shumë fëmijë, ku synohet ndërgjegjësimi, informimi dhe mbështetja e vazhdueshme e tyre, nëpërmjet realizimit të një sërë aktivitetesh si takime mobilizuese, Ditë të Hapura, materiale informative etj.

Një fokus të veçantë në këtë projekt kanë edhe përfaqësuesit e shërbimeve sociale, ku synohet trajnimi i aftësive dhe ngritja e kapaciteteve për të mundësuar rinintegrimin e qëndrueshëm të target grupit në risk, ofrimin e informacionit rreth trafikimit njerëzor dhe përdorimin e një qasje bashkëpunuese me familjet me ndihmë ekonomike për të prezantuar shërbimet mbështetëse të ofruara.

Për këtë arsye, YWCA of Albania është duke kërkuar operatore lokale që do të mundësojnë realizimin e suksesshëm të kësaj iniciative. Specifikisht:

-1 Operator lokal, per secilin nga 3 zonat e zbatimit të projektit

-1 Asistent operator lokal në 3 zonat e zbatimit të projektit

Bashkengjitur keni edhe Termat e Referencës, ku shpjegohet në mënyrë të detajuar qëllimi i shërbimit, përgjegjësitë dhe detyrat kryesore.

YWCA of Albania ju nxit të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e emailit [email protected] ose ta dorëzoni pranë ambienteve të zyrës tek Rr. “Him Kolli”, Nd. 13, që duhet të përfshijë:

  • letrën e interesit
  • CV
  • shumën e tarifës ditore propozuar për këtë shërbim

Afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit të kërkuar është data 15.10.2021. Më pas do kontakoheni nga YWCA of Albania për të vazhduar me hapat e mëtejshëm.

Projekti “Mbështesim komunitetin dhe shërbimet sociale për të parandaluar trafikimin njerëzor”, zbatuar nga YWCA of Albania, është pjesë e programit “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria” i cili udhëhiqet nga UNICEF ALBANIA dhe mbështetet nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

TOR, Operator Lokal

TOR, Ass Operator Lokal