THIRRJE PËR APLIKIME PËR MODERATORE

YWCA of Albania me mbështetjen e UNICEF, do të zbatojë projektin “Mbështesim komunitetin dhe shërbimet sociale për të parandaluar trafikimin njerëzor” në bashkinë e Vaut të Dejës, Peshkopisë dhe Shkodrës, përgjatë muajve tetor 2021-prill 2022.

Objektiv i rëndësishëm i projektit është të forcojë përgjigjet e vazhdueshme dhe të suksesshme ndaj parandalimit të trafikimit njerëzor në Shqipëri dhe reduktimit të shpeshtësisë së tij. Target grupi kryesor i iniciativës janë familjet përfituese të ndihmës ekonomike, me tre ose më shumë fëmijë, në zonat e Shkodërs, Vaut Dejës dhe Peshkopisë. Nëpërmjet aktiviteteve të Ditëve të Hapura dhe takimeve mobilizuese synohet ndarja e informacionit me qëllim parandalimit e trafikimit njerëzor dhe rritja e vigjilencës për prezencën e fenomenit. Gjithashtu, materialet informuese dhe shkrimi i historive reale në kuadër të projektit do të shërbejnë për të rritur ndërgjegjësimin e komunitetit rreth trafikimit njerëzor.

Përveç punës me grupet në nevojë, pjesë e iniciativës do të jenë edhe përfaqësuesit e shërbimeve sociale, ku fokusi kryesor është trajnimi i aftësive dhe ngritja e kapaciteteve për të mundësuar rinintegrimin e qëndrueshëm të target grupit në risk, ofrimin e informacionit rreth trafikimit njerëzor dhe përdorimi i një qasje bashkëpunuese me familjet me ndihmë ekonomike për të prezantuar shërbimet mbështetëse të ofruara.

Për këtë arsye, YWCA of Albania është duke kërkuar moderatore për takimet, që do të mundësojë realizimin e suksesshëm të kësaj iniciative. 

Bashkengjitur keni edhe Termat e Referencës, ku shpjegohet në mënyrë të detajuar qëllimi i shërbimit, përgjegjësitë dhe detyrat kryesore.

Afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit të kërkuar është data 16.09.2021. Më pas do kontakoheni nga YWCA of Albania për të vazhduar me hapat e mëtejshëm.

Projekti “Mbështesim komunitetin dhe shërbimet sociale për të parandaluar trafikimin njerëzor”, zbatuar nga YWCA of Albania, është pjesë e programit “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria” i cili udhëhiqet nga UNICEF ALBANIA dhe mbështetet nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Termat e referencës, Moderatore