Na Ndiqni:

Struktura organizative

Home Struktura organizative

Struktura organizative

Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare (YWCA of Albania) është e organizuar dhe funksionon sipas një modeli, që është i përbashkët me shoqatat simotra në vende të tjera të botës.
 

Ajo është organizatë me anëtarësi vullnetare. Kushdo që pranon vlerat, parimet dhe qëllimet e saj, të përcaktuara në Statutin e Shoqatës Kristiane të Grave Shqiptare (YWCA of Albania); që është e gatshme të marrë pjesë aktivisht e me përkushtim në veprimtaritë e saj si dhe paguan kuotizacionin vjetor, mund të bëhet anëtare e Shoqatës.

Asambleja e Përgjithshme

Asambleja e Përgjithshme (Asambleja) është organi më i lartë i shoqatës, dhe përbëhet nga të gjithë anëtarët e shoqatës. Ajo përcakton politikat që do të ndjekë organizata, jep orientimet strategjike, miraton Statutin dhe ndryshimet që mund t’i bëhen atij, diskuton çështje financiare, etj.

Bordi Drejtues

Bordi Drejtues ka të gjitha kompetencat që nuk i rezervohen posaçërisht Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës. Zgjidhet prej Asamblesë nga radhët e anëtareve të saj më aktive. Bordi, që punon në mënyrë vullnetare, ndjek e mbikëqyr veprimtarinë e Shoqatës.

Presidentja

Zgjidhet drejtpërdrejt e me votim të fshehtë nga Asambleja, për të punuar si udhëheqëse vullnetare në krye të Bordit.

Drejtorja Ekzekutive

Emërohet nga Bordi për të administruar burimet dhe asetet e Shoqatës, për të ndjekur e bashkërenduar projektet e programet e saj, punën e personelit të zyrës etj.

Personeli i Zyrës

Ndonëse organizatë me anëtarësi e udhëheqje vullnetare, Shoqata ka një personel të punësuar, që përgjigjet për realizimin e detyrave konkrete.