Prezantimi i punës 12 mujore të projektit ” Çdo fëmijë rom në kopsht”

Në qytetin e Shkodrës u bë prezantimi i punës 12 mujore të projektit “Çdo fëmijë rom në kopsht”
Ky takim u zhvillua me pjesëmarrjen e Zv. Ministres së Arsimit dhe Sportit Znj. Nora Malaj, drejtoreshën e DAR Shkodër Znj, Aferdita Haka, prindër rom, mësuese, stafi YWCA etj.
U prezantuan arritjet e këtij projekti, sfidat, falenderimet ndaj gjithë bashkëpunëtorëve të deritanishëm, dhe shumë detyra në vazhdim.