Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare (YWCA of Albania), në kuadër të projektit “Qendra e Aktivizimit të NEET (JAPFP) – Fuqizimi i të Rinjve përmes Rrjetit të Partneriteteve Lokale në Shkodër”, financuar nga UNICEF/EU4Youth, kërkon trajner për zhvillimin e trajnimeve me të rinjtë që do të përfshihen në procesin e identifikimit të NEEts në qytetin e Shkodrës.
Projekti konsiston në identifikimin, angazhimin, profilizimin, referimin dhe ndjekjen e të rinjve NEET (15-29 vjeç), në përputhje me Garancinë Rinore dhe Planin Kombëtar të Zbatimit të saj.
Termat e Referencës gjenden bashkëngjitur.
Të interesuarit duhet të dorëzojnë CV e tyre dhe një letër interesi me email: [email protected] / [email protected] ose dorazi pranë zyrave të YWCA, Rr. ‘Him Kolli’ dq. 13, Tiranë, nga data 21.01.2026 deri më datën 04.02.2026.
Faleminderit!
