NJOFTIM PËR SHTËPI BOTUESE/SHTYPSHKRONJË

YWCA of Albania, në kuadër të projektit “Qendrat e Fëmijërisë së Hershme si hapësira kreative dhe të sigurta”, mbështetur nga UNICEF dhe USAID, kërkon shtëpi botuese/shtypshkronjë për printimin e materialeve informuese për përfituesit e projektit.      

– fletore pune (handbook) për fëmijët e moshës parashkollore, me rreth 200 faqe, në 1000 kopje 

Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj (çmimet të përfshijnë tvsh), deri në dt. 16.06.2023, në adresën: Rruga “Him Kolli” Pall. dq.13, Tiranë. Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e çmimit dhe cilesisë së shërbimit të ofruar.  

Ju mirëpresim!