Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare (YWCA of Albania), në kuadër të projektit “Qendrat e Fëmijërisë së Hershme si hapësira kreative dhe të sigurta“, financuar nga UNICEF, kërkon Financier/Administrator Projekti, për periudhën shkurt 2022 – janar 2023.
Projekti konsiston në krijimin e qendrave ditore në Durrës dhe Shëngjin, të cilat do të frekuentohen nga fëmijët e popullsisë afgane që i përkasin grupmoshës 3-6 vjeç. Qendrat do të funksionojnë si hapësira të sigurta dhe edukuese për fëmijët.
Të interesuarit duhet të dorëzojnë CV me email: [email protected], [email protected] ose dorazi pranë zyrave të YWCA, Rr. ‘Him Kolli’ dq. 13, Tiranë, brenda dt. 8 shkurt 2022.
Profili
Edukimi, Kualifikimi
- Diplomë Masteri e lidhura me ekonominë, financën, administrim biznesi, administrim projektesh etj.
 
Eksperienca të mëparshme
- Përvoja relevante të mëparshme të administrimit të projekteve
 - Eksperienca të mëparshme në OJF
 
Kërkesat specifike profesionale
- Aftësi shumë të mira në pjesën financiare
 - Njohës të principeve ekonomike
 - Aftësi për të administruar projekte
 - Aftësi për të punuar në grup
 - Aftësi për të qenë fleksibël
 - Aftësi për të punuar dhe respektuar deadline-t
 - Aftësi organizative dhe kreative
 - Aftësi sociale
 
Përgjegjësitë:
- Personi përgjegjës në bashkëpunim me drejtorin ekzekutiv përcaktojnë qëllimet e projektit
 - Personi përgjegjës njeh me detaje projektin, qasjen, objektivat dhe veprimtaritë kryesore
 - Personi përgjegjës monitoron zbatimin e buxhetit të aprovuar për aktivitetet
 - Personi përgjegjës sinjalizon Drejtorin Ekzekutiv për tejkalim apo mos realizim te ndonje zeri te caktuar te buxhetit.
 - Përsoni është përgjegjës për pjesën administrative të projektit.
 - Personi përgjegjës kryen punë të ndryshme administrative dhe financiare siç i caktohet nga drejtuesja
 - Personi përgjegjës faciliton të gjitha aktivitete e projektit
 - Personi është përgjegjës për ndjekjen e komunikimeve në kuadër të projektit.
 - Personi përgjegjës bashkëpunon me stafin dhe ekspertët e përfshirë në projekt
 
