Njoftim për ekspert/e për redaktimin e manualit të prindërimit

Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare (YWCA of Albania), në kuadër të projektit “Qendrat e Fëmijërisë së Hershme si hapësira kreative dhe të sigurta“, financuar nga UNICEF, kërkon ekspert/e për redaktimin e manualit të prindërimitpër periudhën prill 2023.

Projekti konsiston në vazhdimin e ofrimit të shërbimit tek Qendra Ditore në Shëngjin, për fëmijët e moshës parashkollore. Qendra funksionon si hapësirë e sigurtë dhe edukuese për fëmijët.

Bashkëngjitur do të gjeni Termat e Referencës, ku shpjegohet në mënyrë të detajuar qëllimi i shërbimit, pritshmëritë dhe detyrat kryesore.

Të interesuarit duhet të dorëzojnë CV me email: [email protected], [email protected] ose dorazi pranë zyrave të YWCA, Rr. ‘Him Kolli’ dq. 13, Tiranë, brenda dt. 24 mars 2023.

Tor per redaktimin e manualit