Njoftim për ekspert/e për përkthimin e manualit të prindërimit

Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare (YWCA of Albania), në kuadër të projektit “Qendrat e Fëmijërisë së Hershme si hapësira kreative dhe të sigurta“, financuar nga UNICEF, kërkon ekspert/e për përkthimin e manualit të prindërimitpër periudhën prill 2023.

Projekti konsiston në vazhdimin e ofrimit të shërbimit tek Qendra Ditore në Shëngjin, për fëmijët e moshës parashkollore. Qendra funksionon si hapësirë e sigurtë dhe edukuese për fëmijët.

Të interesuarit duhet të dorëzojnë CV me email: [email protected], [email protected] ose dorazi pranë zyrave të YWCA, Rr. ‘Him Kolli’ dq. 13, Tiranë, brenda dt. 24 shkurt 2023.

Profili

Edukimi, Kualifikimi

  • Bachelor në fushën e gazetarisë, komunikimit dhe gjuhës angleze
  • Njohje të gjuhës angleze në nivelin B2

Eksperienca të mëparshme

  • Përvoja relevante të mëparshme të përkthimit të materialeve
  • Eksperienca të mëparshme në OJF

Kërkesat specifike profesionale

  • Aftësi të shkëlqyera të përkthimit dhe përshtatjes
  • Aftësi të shkëlqyera të shkrimit në gjuhën angleze
  • Aftësi të mira komunikimi
  • Aftësi për të punuar në grup
  • Aftësi për të qenë fleksibël
  • Aftësi për të punuar dhe respektuar deadline-t
  • Aftësi organizative dhe kreative
  • Aftësi sociale

Përgjegjësitë

  • Personi përgjegjës ka një njohje të detajuar të projektit, qasjes, objektivave dhe qëllimeve
  • Personi përgjegjës zotëron dhe kupton materialin në shqip, të hartuar paraprakisht nga ekspertët e YWCA
  • Personi përgjegjës realizon përkthimin e materialit nga gjuha shqipe në gjuhën angleze
  • Personi përgjegjës përkthen materialin me profesionalizëm, duke mos cënuar kuptimin origjinal
  • Personi përgjegjës përkthen materialin në anglisht duke përdour një gjuhë të thjeshtë, pozitive dhe etike
  • Personi përgjegjës merr në konsideratë karakteristikat kulturore të target grupit dhe audiencës