YWCA of Albania ne bashkepunim me nje grup Organizatash, te njohura per ndryshimet qe kane bere ne ligjin kunder dhunes ndaj grave, ne ndihmen dhe ndergjegjesimin per kete plage, vazhdojne te jene ne krye te luftes kunder dhunes ndaj grave.
Sot me 25 Nentor u shfaq Dokumentari “Nga djemte e burrat kunder dhunes ndaj vajzave e grave”, gjithashtu , te gjithe, sebashku me Policine e shtetit, Bashkine e Tiranes, etj. ecem sebashku, ne marshimin kushtuar Dites Nderkombetare Kunder Dhunes ndaj Grave ku shume nga pjesemarresit dhane sloganin e tyre, permes nje podiumi te improvizuar.
Ne 16 Ditet Nderkombetare Kunder Dhunes ndaj Grave, ftojme grate dhe burrat, djemte dhe vajzat, te behen pjese e sloganit tone: Ndal Dhunes ndaj Grave!