KËRKOJMË STUDIO/KOMPANI QË OFRON SHËRBIME AUDIO-VIZUALE

YWCA of Albania, në kuadër të projektit “Qendrat e Fëmijërisë së Hershme si hapësira kreative dhe të sigurta”, implementuar nga UNICEF Albania me mbështetjen e qeverisë së SHBA,  është e interesuar për një studio/kompani që ofron shërbime audio-vizuale për realizimin e 4 podcast-eve me përfituesit e projektit. 

Shërbimi konsiston në :

-realizimin e  podcast-eve në përputhje me qëllimet kryesore të projektit

-ofrimin e cilësisë më të lartë në realizimin e tyre

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë ofertën e tyre (çmimet të përfshijnë tvsh), sipas formatit bashkëngjitur, nga data 22.08.2023 deri në datën 01.09.2023, pranë zyrave tona ose në email-in [email protected] / [email protected]

FORMAT OFERTE, YWCA OF ALBANIA