KËRKOJMË STUDIO/KOMPANI QË OFRON SHËRBIME AUDIO-VIZUALE

“Historia jote vlen” është projekt i zbatuar nga YWCA of Albania, në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë. Në kuadër të këtij projekti, YWCA është e interesuar për një studio/kompani që ofron shërbime audio-vizuale. 

Bashkëngjitur do të gjeni Termat e Referencës, ku shpjegohet në mënyrë të detajuar qëllimi i shërbimit, pritshmëritë dhe detyrat kryesore.

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë ofertën e tyre nga data 05.09.2022 deri në datën 16.09.2022, pranë zyrave tona ose në email-in [email protected] / [email protected]

TOR VIDEO