KËRKESË PËR OFERTË PËR RESTORANTE / HOTELE

YWCA of Albania shpall thirrjen për oferta për restorantet / hotelet në qytetin e Kukësit që ofrojnë shërbimin e drekës dhe sallën për pjesëmarrësit në ciklin e dytë të trajnimeve me stafin e bashkive, në kuadër të projektit të financuar nga UNICEF, me titull “Bashkitë mbështesin parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore përmes masave të integruara të mbrojtjes sociale”.

Ofertat do të pranohen nga data 15.05.2024 deri më datën 27.05.2024 dhe mund të dërgohen me email në adresën [email protected], [email protected] ose pranë zyrave tona.

Faleminderit!