KËRKESË PËR OFERTË – Psikolog pranë Qendrës Ditore në Shëngjin, Lezhë

“Qendrat e Fëmijërisë së Hershme si hapësira kreative dhe të sigurta” është një projekt i zbatuar nga YWCA of Albania me mbështetjen e UNICEF.

Projekti konsiston në krijimin e Qendrës Ditore në Shëngjin, e cila do të frekuentohet nga fëmijët e popullsisë afgane që i përkasin grupmoshës parashkollore. Qendra do të funksionojë si hapësirë e sigurtë dhe edukuese për fëmijët. Filozofia kryesore e qendrës është të mësuarit nëpërmjet lojës dhe përdorimi i strategjive jo formale të edukimit. Një sërë shërbimesh, si mbështetje psikologjike, aktivitete në grup, mësim i strukturuar sipas qasjes joformale, ushtrime në natyrë, etj do të ofrohen për të rritur reziliencën e fëmijëve dhe për t’iu siguruar ambiente gjithëpërfshirëse e edukuese.

YWCA po kërkon të zgjerojë databazën e ekspertëve për të punuar me këtë komunitet.  Termat e Referencës mund të gjenden bashkëngjitur. 

Aplikantët e interesuar për të marrë pjesë në këtë thirrje duhet të paraqesin si më poshtë:

  • CV të përditësuar duke dëshmuar eksperiencë pune sipas kërkesave ne Termat e Referencës
  • Letër motivimi 

CV-të duhet të dorëzohen brenda datës 24 korrik 2024, ora 16:00, në adresën e mëposhtme:

YWCA of Albania

Rruga “Him Kolli”, Pall. DQ.13, Tirana, Albania

Termat e references, Psikolog