Fuqizimi i komuniteteve rurale

Në kuadër të projektit: “Fuqizimi i komuniteteve rurale për të ndërtuar partneritete të vlefshme me qeveritë lokale rurale për të siguruar mirëqeverisjen”, YWCA of Albania organizoi 4 workshope ne 4 Njesitë Administrative të Beratit dhe Elbasanit, përkatësisht Otllak, Roshnik, Gjinar dhe Bradashesh.
Në këto takime u diskutua për strukturimin e partneritetit si entitet funksional dhe i monitorueshëm, aktivitetet e partneritetit komunitet-qeveri vendore për prioritetin e zgjedhur nga komuniteti, plotësimin e planit të punës në formatin e zgjedhur me detyrat, përcaktimin e afateve kohore, përgjegjësive dhe manaxhimit të riskut potencial si edhe punë në grupe mbi rolet e anëtarëve përgjegjës për detyra të përcaktuara në rregullore, etj.
#YWCAofAlbania #USAID #ANTTARC