Në ditën Ndërkombëtare të Romëve, YWCA of Albania organizoi disa aktivitete, përkatësisht, në qytetin e Shkodrës, në Shëngjin të Qarkut Lezhë, në fshatin Kullë, të Bashkisë Sukth, Qarku Durrës, në qytetin e Beratit etj. Në keto aktivitete morën pjesë përfaqësues të Institucioneve Shtetërore, fëmijë dhe prindër rom e jorom, Drejtor të shkollave e kopshteve, mësues dhe nxënës. U krijua një atmosferë gëzimi e miqësie ku fëmijët jorom dhe ata rom të integruar në kuadrin e nismës ‘Çdo fëmijë rom në kopsht”, shfaqën talentet e tyre në këngë, valle, recitime, dramatizime etj., të rrethuar me flamuj, zbukurime e mesazhe sensibilizuese kundër diskriminimit dhe pro tolerancës e barazisë. Aktivitetet u realizuan me mbështëtje të UNICEF dhe MAS.